Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LDK-ja kritikon kryetarin, VV-ja irritohet, seanca dështon (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 15.09.2022 20:35

Vazhdimi i seancës së tetë të Kuvendit Komunal në Gjilan ishte i pamundur, pasi me të nisur mbledhja pati pakënaqësi mes asamblistëve.

Kur po fliste kryeasamblisti i LDK-së, Avdyl Aliu, kolegu i tij nga VV-ja, Ismajl Kurteshi, ishte kundër që të njëjtit t’i vazhdohej fjala për temën jashtë rendit të ditës.

Aty, me bashkëpartiakun Arianit Sadiku, që kryeson kuvendin, u hidhërua pak Kurteshi.

Por me insistimin e opozitarëve që kryetari Alban Hyseni t’u kërkojë falje që e ka lëshuar sallën, nuk u pajtua pushteti.

Kështu, fjalën e kryetarit për raportin 6-mujor nuk deshën ta dëgjojnë këshilltarët e opozitës, të cilët e lëshuan sallën, me çka dështoi seanca për mungesë kuorumi.

Bojkote të tilla opozita nuk përjashtoi edhe më 29 shtator, kur do të mbahet mbledhja e radhës, si e rregullt, e asamblesë.

lajme të ngjashme