Lazio mposht Milanin, por fitorja vetëm i bëri hair Interit NULL NULL 15.03.2026 22:52 15.03.2026 22:52 Lazio ka shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Milanos, në një ndeshje ku skuadra vendase përfitoi nga paraqitja e dobët e kundërshtarit. Golin e vetëm të takimit e realizoi Isaksen, i cili i dha tri pikët Lazios. Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri nuk arriti të tregojë pothuajse asgjë në fushë dhe sipas asaj që u pa gjatë ndeshjes, nuk meritoi më shumë nga ky takim. Lazio e shfrytëzoi këtë paraqitje të dobët të Milanit për të marrë fitoren. Megjithatë, ky sukses ka pak ndikim në objektivat e Lazios këtë sezon, pasi skuadra kryeqytetase është larg garës për vendet që dërgojnë në Evropë dhe synimi mbetet thjesht përfundimi i kampionatit në mesin e tabelës. Në anën tjetër, kjo humbje për Milanin duket se i jep fund përfundimisht shpresave të kuqezinjve për titull këtë edicion.