Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lavrov: Lëreni NATO-n të luftojë nëse s’dëshiron ta ngrijë konfliktin në Ukrainë

NULL NULL
20.06.2023 17:40
Lavrov
Lavrov

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka thënë se nëse NATO-ja kundërshton ngrirjen e konfliktit në Ukrainë, atëherë aleanca ushtarake mund të vazhdojë të luftojë.

“Nëse NATO me gojën e Stoltenbeg deklaron edhe një herë se është kundër ngrirjes, siç thonë ata, konfliktit në Ukrainë, atëherë ata duan të luftojnë. Epo, le të luftojnë”, u tha Lavrov gazetarëve në Minsk, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

“Ne i kemi kuptuar prej kohësh qëllimet e NATO-s në situatën rreth Ukrainës. Këto synime u formuan për shumë vite pas grushtit të shtetit. Tani NATO po përpiqet t’i zbatojë ato”, shtoi ai.

Të hënën, në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelarin gjerman Olaf Scholz, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha: “Ne të gjithë duam që kjo luftë të përfundojë. Por një paqe e drejtë nuk mund të nënkuptojë ngrirjen e konfliktit dhe pranimin e një marrëveshjeje të diktuar nga Rusia”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

 

lajme të ngjashme