Latifi: Rritja e numrit të rasteve nuk është diçka e papritur që po ndodhë veç tek ne NULL NULL 26.01.2022 12:54 26.01.2022 12:54 Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë që rritja e numrit të rasteve nuk nuk po ndodhë veç në vendin tonë dhe sipas tij, nuk është diçka e papritur. “Në javët e fundit, ne kemi përjetuar një ngritje të vazhdueshme të numrit të të infektuarve me COVID-19, numri më i madh i të cilëve është shkaktuar nga varianti Omicron. Nuk është diçka e re dhe as e papritur vetëm në shtetin tonë, por është e përbashkët edhe me të gjitha vendet e tjera në Evropë, SHBA dhe në botë”. Gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Latifi tha që përkundër shtimit të numrit të rasteve, numri i pacientëve që po kërkon ndihmë në spitale është i menaxhueshëm. “Përkundër shtimit të numrit të të infektuarve, fatbardhësisht numri i atyre që kërkojnë kujdes në spital ose në kujdesin intensiv, ende është i ulët dhe i menaxhueshëm. Megjithatë, ne jemi në vlerësim gati për çdo orë dhe disa herë në ditë situatën e përgjithshme, kapacitetet dhe infrastrukturën spitalore që të ballafaqohet me një fluks të mundshëm të atyre që kërkojnë ndihmë dhe që shtrihen në spital”. Latifi ka theksuar punën e stafit profesional që sipas tij, deri tani kanë dëshmuar një “rezilencë të shkëlqyeshme dhe përkushtim në menaxhimin e pandemisë”. “Duhet të kemi parasysh edhe numrin e punëtorëve shëndetësorë që po infektohen gjatë punës së tyre me pacientë, por edhe aftësinë e sistemit shëndetësor që të përballojë një fluks të madh të mundshëm nga COVID-19”, tha tutje ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 6 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 9 orë më parë