Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Latifi nderon 49 martirët e Brestocit: Lufta për liri nuk ka pushuar asnjëherë

NULL NULL
25.03.2026 10:18

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka kujtuar 49 martirët e vrarë nga pushtuesi serb në 27-vjetorin e rënies së tyre në Brestoc.

Përmes një shkrimi në Facebook, Latifi tha se gjashtë martirë ende rezultojnë të zhdukur, teksa shtoi se lufta për liri nuk ka pushuar asnjëherë, “sepse pushtuesit e kanë zëvendësuar njëri-tjetrin dhe secili ka qenë më i egër se tjetri”, transmeton Klankosova.tv.

“Këtë egërsi e pagoi shtrenjtë edhe Brestoci, fshat që ka numër të madh të të martirizuarve, por nga ky fshat kanë dalë edhe shumë luftëtarë e veprimtarë, të cilët e kanë nderuar emrin e tyre dhe të vendlindjes. Po ashtu, në fushë të nderit kanë rënë 5 dëshmorë, lavdia e të cilëve qëndron si fllad pranveror mbi këtë vend. Lavdi 5 dëshmorëve, 49 martirëve të Brestocit, në mesin e të cilëve edhe 6 personave të pagjetur!”, ka shkruar i pari i Rahovecit.

lajme të ngjashme