Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lati (OVL-UÇK): Do të protestojmë nëse s’rriten pensionet, Kurtit s’i takon statusi i veteranit

NULL NULL
31.03.2022 18:46

Kryetari i degës së OVL së UÇK-së në Skenderaj ka folur për takimin me kreun e AAK-së dhe ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinajn.

Ai tha se nga Ramush Haradinaj kanë marrë gatishmërinë për t’i ndihmuar ata sa i përket Ligjit për Vlerat e Luftës.

Tutje, Lati, në “Info Magazine” në Klan Kosova, e paralajmëroi kryeministrin e vendit, Albin Kurti, se nëse preket Ligji për Veteranët e Luftës dhe nuk rriten pensionet, ata do të dalin në protesta.

Lati tha se Haradinaj është i gatshëm t’i mbështesë si në parlament, si në protesta e në çdo lloj vendimi që OVL e UÇK-së merr.

“Tema e veteranëve është bërë politikë ditore, a janë veteranë të rrejshëm apo jo, ne nuk e dimë. Ne si organizatë nuk kemi marrë pjesë në verifikim të tyre, por ka qenë zinxhiri komandues dhe derisa e ka bërë zinxhiri komandues këtë verifikim, për ne është në rregull”.

“Ne qoftë se e prek këtë ligj dhe nuk rriten pensionet, do të dalim në protesta dhe besoj se edhe parlamentin do ta bllokojmë”, ka thënë Lati, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, sa u përket deklaratave të kryeministrit Kurti se numri i veteranëve të luftës është i fryrë, Lati tha se “sa u përket listave të veteranëve, për organizatën tonë është në rregull sepse atë listë e ka bërë zinxhiri komandues”.

Ndërsa, sa u përket pretendimeve të PSD-së se vetë Kurti është veteran i rrejshëm, Lati tha se atij i takon statusi i një pjesëtari e jo i veteranit.

“Atyre u takon një status i një pjesëtari, po flas për Albinin, ushtar s’ka qenë, por ka dhënë një kontribut të vogël sa ka qenë aty. I takon një status i pjesëmarrësit por jo veteran siç është në lista të veteranëve. Por, kjo nuk është çështje e jona, e ka bërë zinxhiri komandues. Adem Demaçi e ka bërë atëherë veteran”, ka thënë Lati, njofton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.