Las Palmas e shokon Atletico Madridin NULL NULL 03.11.2023 23:07 03.11.2023 23:07 Las Palmas e ka shokuar Atletico Madridin, duke ia shkaktuar humbjen e parë pas nëntë ndeshjeve. Serinë e golave e nisi Kirian Rodriguez në pjesën e dytë, në minutën e 51’, pas një asistimi nga Alberto Moleriro. Ndërsa golin e dytë e realizoi Benito Ramirez, në minutën e 75’. Atletico e ngushtoi epërsinë me anë të Alvaro Moratës, në minutën e 83’. Las Palmas nga kjo minutë e mbajti portën paprekur dhe në fund triumfoi me shifrat 2-1. Atletico Madridi renditet në vendin e tretë me 25 pikë, teksa Las Palmas në pozitën e nëntë me 17 sosh. /Klankosova.tv.