Largohet me forcë Donika Gërvalla nga mbledhja e LDK-së NULL NULL 20.05.2016 17:30 20.05.2016 17:30 Kryetarja e LDK-së për Gjermani, Donika Gërvalla, është ndaluar të hyjë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Ajo fillimisht është ndaluar tek hyrja, por kur ka tentuar të hyjë përsëri rojet e kanë larguar atë me forcë, njofton Klan Kosova. Pas këtij veprimi të bërë ndaj Gërvallës, deputetja Vjosa Osmani është larguar nga mbledhja. Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së është duke u zhvilluar pa praninë e medieve.