Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Largimi i mundshëm i Fodas nga Kosova, flet Ademi: Ai ka një kontratë me ne, s’dimë gjë

NULL NULL
12.06.2025 11:19
Posteri i publikuar nga UAEkick

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është deklaruar në lidhje me pretendimet për një largim të mundshëm të përzgjedhësit të Kosovës, Franco Foda.

Ademi tha se nuk ka kurrfarë njoftimi zyrtar për një çështje të tillë.

“Pas raportimeve se përzgjedhësi Franco Foda është pranë largimit nga posti i tij në Kombëtaren tonë, dëshiroj të informoj opinionin publik se as unë, si President, dhe as FFK-ja si institucion, nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar nga përfaqësuesit e përzgjedhësit Foda apo nga ndonjë palë tjetër”, tha Ademi, raporton Klankosova.tv.

Ai tha se Foda aktualisht ka obligime kontraktuale me FFK-në “dhe presim që ato obligime të përmbushen, veçanërisht tani, në këtë fazë të rëndësishme të fushatës kualifikuese për Kampionatin Botëror, drejt së cilës shkojmë me optimizëm dhe dëshirë të madhe për sukses”.

Një faqe që pretendon se është burimi kryesor i lajmeve për futbollin në Emiratet e Bashkuara Arave, tha se klubi nga EBA, Al-Wahda, ka hyrë në negociata të avancuara për të emëruar gjermanin Franco Foda, 59 vjeç, si trajneri të ri të skuadrës. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.