Largimi i Etnik Brrutit, Foda: E kishim opsion për të ardhmen NULL NULL 17.03.2025 13:31 17.03.2025 13:31 Etnik Brruti dhe Sylvinho Trajneri i Kosovës Franco Foda, e ka komentuar largimin e Etnik Brrutit nga Kombëtarja U-21 e Kosovës për t’iu bashkuar Kombëtares shqiptare. Foda në konferencën për media zbuloi se futbollisti i Malishevës nuk ishte në plan për dy ndeshjet e marsit ndaj Islandës, por insiston se e kishte në plan lojtarin për të ardhmen. “Për ne me rëndësi është që të kemi lojtarë që duan të luajnë për Kosovën, që duan të luajnë me zemër për Kosovën. Por, Brruti tash ka vendosur të luajë për Shqipërinë dhe i urojmë suksese”, tha Foda. “Nuk ka pasur ftesë për të për ndeshjet e muajit mars pasi kemi vendosur për lojtarë të tjerë. Por për të ardhmen ka qenë një opsion real për Kombëtaren A”, theksoi ai. Brruti ndërkohë u ftua nga selektori i Kombëtares shqiptare, Sylvinho për ndeshjet e marsit.