Lana Del Reyit i vjedhin laptopin, brenda gjendej albumi i ri i padëgjuar dhe një libër i shkruar nga ajo NULL NULL 21.10.2022 13:52 21.10.2022 13:52 Këngëtarja ikonë, Lana Del Rey ka zbuluar një nga përvojat e saj të hidhura që mund të ndikojë rëndë në karrierën e saj muzikore. Ylli i hitit “Young and Beautiful” ka shpjeguar se, disa muaj më parë, ajo ishte viktimë e vjedhjes së makinës së saj në Los Anxhelos, ndërsa brenda gjendej edhe një çantë shpine që përmbante sende të rëndësishme, si një laptop që ruan albumin e saj të nëntë në studio. Për më tepër, laptopi është gjithashtu vendi ku Del Rey thotë se ka ruajtur librin prej 200 faqesh që tregoi se po e shkruante për “Simon & Schuster”. Ajo publikoi një përmbledhje me poezi me të njëjtin botues në shtator të vitit 2020, shkruan “Entertainment Tonight”, transmeton Klankosova.tv. “Dhe një herë që lashë çantën e shpinës brenda makinës sime, dikush theu të gjitha xhamat dhe e mori atë”, tha ajo. “Më është dashur të fshij nga distanca kompjuterin që kishte librin tim prej 200 faqesh për Simon & Schuster”, ka shtuar Lana. Këngëtarja, albumi i fundit i së cilës, “Blue Banisters”, u publikua në vitin 2021, shpjegoi me qetësi se ajo fshiu laptopin e saj nga distanca, duke shkaktuar një zinxhir tronditës ngjarjesh. Historia duket ta ketë mbushur mend artisten, pasi që ajo u zotua se nuk do të lë gjërat me vlerë në makinë. “Natyrisht që nuk do të lë më kurrë asgjë në makinë, edhe nëse është vetëm për një moment”, ka thënë ajo. Këngëtarja siguroi fansat e saj se një album i ri po vjen, por gjithashtu u bëri thirrje fansave që të injorojnë çdo publikim të paautorizuar të mundshëm. /Klankosova.tv