Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lamtumirë Charles Aznavour, “Frank Sinatra i Francës”

NULL NULL
01.10.2018 15:11
Mandatory Credit: Photo by Malcolm Clarke/ANL/REX/Shutterstock (1386309a) Charles Aznavour Oc (born May 22 1924 Paris) Is An Armenian-french Singer Songwriter Actor Public Activist And Diplomat. Besides Being One Of France's Most Popular And Enduring Singers He Is Also One Of The Best-known Singers In The World. Charles Aznavour (pronounced In French As Sharl Aznavour) Is Known For His Very Short Stature And For His Unique Tenor Voice: Clear And Ringing In Its Upper Reaches With Gravelly And Profound Low Notes. He Has Appeared In More Than Sixty Movies Composed About A Thousand Songs (including 150 At Least In English 100 In Italian 70 In Spanish And 50 In German And Sold Well Over 100 Million Records Charles Aznavour Oc (born May 22 1924 Paris) Is An Armenian-french Singer Songwriter Actor Public Activist And Diplomat. Besides Being One Of France's Most Popular And Enduring Singers He Is Also One Of The Best-known Singers In The World. Charles A

Artisti francez, Charles Aznavour, është ndarë sot nga jeta në moshën 94 vjeçare duke lënë në zi vendin nga vinte por edhe gjithë botën falë famës ndërkombëtare që ai gëzonte.

I njohur si Frank Sinatra i këtij shteti, ai kishte lindur në Paris nga prindër armenë dhe kishte braktisur shkollën që në moshë të njomë, duke iu rrekur seriozisht muzikës, art të cilin e kultivonte edhe babai i tij, me ç’rast ai ngriti një karrierë briliante që i zgjati plot shtatë dekada, përcjell Klan Kosova.

Talenti i njeriut që kohë më vonë do të çimentohej në kolos të këngës franceze, u vu në pah nga një tjetër figurë markante muzikale, legjendës Edith Piaf, e cila me të spikatur dhuntinë e Aznavour, e kishte marrë me vete nëpër turne gjatë viteve të dyzeta.

Repertori i tij ngërthen 51 albume studiosh dhe mbi 100 albume me këngë të përmbledhura, me të cilat ai ka shitur 180 milionë incizime në 80 shtete, duke regjistruar këngë në disa gjuhë, pos atyre franceze dhe angleze.

Vepra e tij artistike, përpos në muzikë, është shtrirë edhe në botën e filmit, ku ai numëron paraqitje në mbi 80 filma, veçuar filmat si And Then There Were None dhe The Tin Drum.

https://www.youtube.com/watch?v=M1lBuurhISI

Përpos si inspirim i bashkëkohësve të tij dhe gjeneratave pasuese, ai la shenjë edhe në veprat e gjigantëve të tjerë të muzikës si Bob Dylan, fitues i çmimeve më prestigjioze të letërsisë, filmit dhe muzikës.

Ndërkaq, vetë bashkëpunimet muzikore dhe filmike gjatë karrierës së tij jehojnë namin e madh të tij, pasi ai ka kënduar bashkë me Frank Sinatra dhe Fred Astaire por edhe me yjet që kishin ardhur më vonë si Tom Jones, Elton John, Julio Iglesias dhe Nana Mouskouri.

Sa u përket kasteve filmike, ai po ashtu ka luajtur me yje të rangut të lartë të kinemasë si James Coburn, Bruce Dern, Peter Sellers, Mark Whalberg, Tim Robbins dhe plot të tillë.

Përndryshe, Aznavour kishte luajtur edhe përkrah ikonës shqiptare të kinematografisë, Bekim Fehmiut, në filmin hollivudian The Adventurers më 1970.

Shtatshkurti parisien ishte kudo i pranishëm në ambientet muzikore, duke performuar në pallate mbretërore, duke iu kënduar liderëve të ndryshëm nga papa e deri te presidentët por duke iu dalë në ndihmë edhe njerëzve në nevojë përmes performancave të tij në organizime humanitare.

Kontributi i tij nuk mungoi as për vendin nga e kishte origjinën, pasi që nga viti 1988 kur Armenia ishte goditur nga tërmeti dhe në vitet në vijim ai e kishte ndihmuar këtë vend përmes aktivitete bamirëse. Madje në kryeqytetin e Armenisë, Yerevan, ai është nderuar me hapjen e muzeut “Charles Aznavour”.

lajme të ngjashme