Lamar Odom po përmirësohet NULL NULL 20.12.2015 13:00 20.12.2015 13:00 Lamar Odom ka bërë një hap të madh drejt shërimit të tij këtë javë…ai ka bërë disa hapa për herë të parë pa ndihëm e askujt. Burime të afërta me ish basketbollistin kanë treguar se ai nuk ishte në gjendje të lëvizë pa një ndihmës, ndërsa tani Lamar hodhi poshtë mjetet ndihmëse dhe bëri tre hapa, transmeton Klan Kosova. Ai ka pasur vështirësi edhe me lëvizjën e duarve, por gjatë një vizite të fundit nga Khloe ai ishte në gjendje të vendos kapelë mbi kokën e tij…edhe ky një pëmirësim i madh. Dhe kjo nuk është e gjitha..funksioni i tij i trurit ngadalë është duke u përmirësuar. Ai ishte në gjendje të njohë një anëtar të stafit spitalor, përmirësim ky tejet i rëndësishëm, pasi që Odom ditë më parë nuk njihte as familjen e tij.