Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lakers pësojnë humbjen e pestë radhazi pavarësisht 39 pikëve të LeBron James ndaj Nets

NULL NULL
26.12.2021 10:03

Los Angelos Lakers e kanë humbur edhe ndeshjen e pestë radhazi ndaj Brooklyn Nets.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Crypto.com Arena”, Nets triumfuan me rezultat 122-115 ndaj Lakers.

Nets e nisën mirë çerekun e parë duke e fituar me rezultat 38-23, por në të dytin Lakers u kthyen në lojë duke e mbyllur çerekun e dytë me 39-28.

Në çerekun e tretë Brooklyn e fitoi me rezultat 36-20, por pavaërsisht që Lakers e fituan çerekun e fundit 33-20, e humbën ndeshjen në fund.

Më i miri në ndeshje ishte LeBron James me 39 pikë, nëntë kërcime dhe shtatë asistime.

Ndërsa në fitoren e Nets kontribuan James Harden me 36 pikë, 10 kërcime dhe 10 asistime, Mills me 34 pikë, dy kërcime dhe shtatë asistime. /Klankosova.tv/

 

lajme të ngjashme