LIVE| Numri i të vdekurve nga tërmeti në Marok kalon shifrën 1300 NULL NULL 09.09.2023 07:37 09.09.2023 07:37 Rescue workers search for survivors in a collapsed house in Moulay Brahim, Al Haouz province, on September 9, 2023, after an earthquake. Morocco's deadliest earthquake in decades has killed at least 820 people, officials said on September 9, causing widespread damage and sending terrified residents and tourists scrambling to safety in the middle of the night. (Photo by Fadel SENNA / AFP) (Photo by FADEL SENNA/AFP via Getty Images) Rescue workers search for survivors in a collapsed house in Al Haouz, Morocco, on September 9. Fadel Senna/AFP/Getty Images 21:51 – Tërmeti vdekjeprurës, Maroku shpall tri ditë zie Maroku ka vendosur të mbajë tri ditë zie pas tërmetit vdekjeprurës që goditi vendin, tha të shtunën Pallati Mbretëror. Flamujt do të valojnë në gjysmë shtizë në të gjitha ndërtesat publike, sipas një deklarate të lëshuar nga pallati, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova. Mbi 1,300 njerëz kanë vdekur si pasojë e tërmetit të fuqishëm, njoftoi TV shtetëror, duke cituar ministrinë e Brendshme të vendit. 21:40 – Numri i të vdekurve nga tërmeti në Marok kalon shifrën 1300 Të paktën 1,305 njerëz kanë vdekur si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.8 që goditi Marokun, tha të shtunën transmetuesi shtetëror Al Aoula. Numri i të lënduarve ka arritur në 1,832, duke përfshirë 1,220 të cilët janë në gjendje kritike, sipas Al Aoula, e cila citon ministrinë e Brendshme, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova. 15:38 – Mbi 1 mijë të vdekur nga tërmeti në Marok Numri i të vdekurve nga tërmeti në Maroko ka shkuar në 1 mijë e 37 njerëz. Bilanci i të lënduarve është 720 njerëz, ku prej tyre 205 janë në gjendje kritike. Kujtojmë se Maroku është goditur mëngjesin e sotëm nga një tërmet 6.8 shkallë të Rihterit, teksa ShBA-ja, Britania e Madhe e Turqia kanë shpallur gatishmërinë për t’i dalë në ndihmë. Me popullin e Marokut është solidarizuar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila tha se populli i Kosovës qëndron krah popullit maroken në këtë kohë trishtimi. 12:19 – Osmani pas tërmetit vdekjeprurës: Populli i Kosovës solidarizohet me atë të Marokut Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar forcë e shërim të gjithë të prekurve nga tërmeti shkatërrues në Marok. E para e shtetit iu shprehu ngushëllime të gjithë familjeve që humbën më të dashurit e tyre sot. “Populli i Kosovës solidarizohet me popullin e Marokut në këtë kohë tragjike”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se Maroku është goditur nga një tërmet 6.8 shkallë të Rihterit, i cili i la të vdekur 820 persona ndërsa 720 janë të lënduar. 12:01 – Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Marok Numri i të vdekurve nga tërmeti në Maroku është rritur në 820. Sipas ministrisë së Brendshme të Marokut, edhe numri i të lënduarve është rritur në 720, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Bëhet e ditur se 205 persona janë në gjendje kritike pas tërmetit 6.8 ballë i cili epiqendrën e kishte në malet e Atlasit të Lartë në jugperëndim të qytetit Marrachek. 08:48 – Rritet në 632 numri i të vdekurve nga tërmeti në Marok Numri i të vdekurve nga tërmeti në Maroku është rritur nga 296 në 632. Përveç numrit të të vdekurve është rritur edhe ai i të plagosurve nga 150 sa ishin të dhënat fillestare në 329, transmeton Klankosova.tv. Nga 329 të lënduarit, 50 prej tyre janë në gjendje kritike, ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shprehur gatishmërinë që ta ndihmojnë qeverinë marokene pas tërmetit 6.8 shkallë të Rihterit i cili goditi vendin. Kujtojmë se epiqendra e tërmetit ishte në malet e Atlasit të Lartë në jugperëndim të qytetit Marrakech, i cili ka rreth 840 mijë banorë dhe është një destinacion popullor turistik. 08:04 – Tërmet në Marok, së paku 296 të vdekur Një tërmet i fortë me magnitudë prej 6.8 shkallë të Rihterit ka goditur Marokun, duke lënë të vdekur të paktën 296 persona. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, epiqendra e tërmetit ishte në Malet e Atlasit, i cili u regjistrua në orën 22:11, ndërsa pati një pasgoditje prej 4.9 shkallës të Rihterit 19 minuta më vonë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. “Sipas një raporti të përkohshëm, tërmeti vrau 296 njerëz në provincat dhe komunat e al-Haouz, Marrakesh, Ouarzazate, Azilal, Chichaoua dhe Taroudant”, bëri të ditur ministria e Brendshme e Marokut, duke shtuar se 153 persona u plagosën dhe u shtruan në spital. Banorët e qytetit, sipas BBC-së, kanë vendosur që të qëndrojnë jashtë shtëpive të tyre, në rast se qyteti goditet sërish nga pasgoditje të fuqishme të tërmetit.