Lajmi i fundit: Kosova U21 në hendboll – kombëtarja e parë që prek Botërorin NULL NULL 14.04.2019 19:32 14.04.2019 19:32 Kombëtarja e Kosovës U21 në hendboll ka shkruar historinë duke u bërë kombëtarja e parë e Kosovës që arrin të kualifikohet në një Kampionat Botëror, njofton Klan Kosova. ”Dardanët” sot fituan ndaj Taipeit Kinez me rezultat 30:26 në finalen e IHF Intercontinental për të siguruar kualifikimin në Botëror. Kampionati Botëror 2019 do të mbahet në Spanjë në muajin korrik.