LAJMI I FUNDIT: Dorëhiqet Theresa May NULL NULL 24.05.2019 11:12 24.05.2019 11:12 Theresa May ka njoftuar dorëheqjen e saj nga posti i kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar. Ajo bëri të ditur të premten se do ta lërë postin e udhëheqëses së Partisë Konservatore më 7 qershor. Pas vendimit të saj do të nis edhe gara për ta zëvendësuar atë si udhëheqëse konservatore dhe kryeministre, njofton Klan Kosova. May ishte nën presion për t’u larguar nga posti i shefes së qeverisë britanike pas një reagimi nga deputetët e saj kundër planit të saj për Brexit. Parlamenti ka kundërshtuar tri herë marrëveshjen e Theresa May për tërheqjen nga Bashkimi Evropian, transmeton Klan Kosova.