LAJMI I FUNDIT: Aksident i rëndë në Vragoli, lëndohen 30 persona NULL NULL 13.05.2023 16:51 13.05.2023 16:51 17:19 – LAJMI I FUNDIT: Aksident i rëndë në Vragoli, lëndohen 30 persona Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Vragoli, ku si pasojë janë lënduar 30 persona. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili tha se në aksident ishin të përfshirë një autobus, një kamion dhe një veturë. “Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit 30 persona që kanë pësuar lëndime”, është shprehur Krasniqi, njofton Klankosova.tv. Tutje, ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS Aksident i rëndë në Vragoli Pak minuta më parë, raportohet të ketë ndodhur një aksident i rëndë në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës. Në këtë aksident, të përfshirë janë së paku tre mjete motorike. Nga ta një autobus, një kamion e një veturë. Raportohet për disa të lënduar, por deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim nga Policia e Kosovës. Klankosova.tv do ju mbajë të informuar. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS