Lajm i mirë për Sunderlandin: Rikthehet Granit Xhaka NULL NULL 20.02.2026 16:31 20.02.2026 16:31 Trajneri i Sunderland, Regis Le Bris, ka folur para mediave, dy ditë para ndeshjes në Premier League kundër Fulham në Stadium of Light. Le Bris konfirmoi se kapiteni Granit Xhaka është rikthyer dhe i disponueshëm pas stërvitjes këtë javë, por Bertrand Traore është jashtë, megjithëse mund të kthehet së shpejti. Lidhur me rëndësinë e rikthimit të Xhakës, Le Bris tha: “Është më mirë të luash me Granitin sesa pa të. Ka më shumë mundësi për 11-shen titullare se stolin. Mendoj se skuadra është më e fortë, kështu që për Granitin do të duhet të jemi progresivë për të respektuar procesin dhe kjo është mirë sepse tani kemi tre ose katër mesfushorë në dispozicion”, deklaroi trajneri i Sunderland.