Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lajm i keq për Dardanët, Zvicra në epërsi ndaj Suedisë

NULL NULL
15.11.2025 21:07

Dardanët po fitojnë 0-1 ndaj Sllovenisë dhe janë shumë afër sigurimit të Playoff-it për Kupën e Botës.

Sidoqoftë, Kosova po ëndërron shkuarjen direkt në Botëror, andaj i duhej që Zvicra të lëshonte pikë sonte.

Ama, Helvetët po fitojnë 1-0 ndaj Suedisë në Zvicër pas golit të Breel Embolos në minutën e 12-të.

Me barazim eventual të Zvicrës dhe fitore eventuale të Kosovës, ato do t’i kishin 12, respektivisht 10 pikë, dhe Dardanët me një fitore ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri” në xhiron e fundit do të shkonin drejtpërdrejt në Kupën e Botës.

lajme të ngjashme