LAJM I FUNDIT: Kryeziu e Kololli i bashkohen Kosovës për ndeshjen e 3 shtatorit kundër Moldavisë NULL NULL 01.09.2020 11:40 01.09.2020 11:40 Kombëtares së Kosovës në futboll për ndeshje ndaj Moldavisë, takim ky që zhvillohet me 3 shtator në kuadër të Ligës së Kombeve, tashmë i janë bashkuar edhe dy futbollistë. Është skuadra zvicerane, Zurich, që ka bërë të ditur në llogarinë e tyre në Facebook se futbollistët Benjamin Kololli e Hekuran Kryeziu, do t’i bashkohen Dardanëve për këtë sfidë, transmeton Klan Kosova. Por, dyshja e lartcekur nuk do të mund të paraqitën në ndeshjen e 6 shtatorit që Kosova do ta ketë kundër Greqisë, e gjitha kjo pasi shteti i Zvicrës detyron të gjithë qytetarët e tyre që të futën në karantinë prej 14 ditëve, në rast se vizitohen disa nga shtetet që janë në ‘zonën e kuqe’ me COVID-19, ku bën pjesë edhe Kosova. Publiée par FC Zürich sur Mardi 1 septembre 2020