Lajçaku pritet nga Hamza në Mitrovicë NULL NULL 11.05.2023 11:18 11.05.2023 11:18 Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka udhëtuar drejt Mitrovicës. Me këtë rast ai është pritur nga kryetari Bedri Hamza, njofton Klan Kosova. Lajçak në një prononcim para gazetarëve ka bërë të ditur se do të udhëtojë për në veri të Kosovës në mënyrë që ta kuptojë situatën më mirë. “Këtë mbrëmje do të shkoj në veri, dua që ta kuptoj situatën dhe shpresoj që do të ketë një zgjidhje politike që do të na mundësojë ta zbatojmë plotësisht marrëveshjen”. Lajçaku pas takimit me Kurtin: Biseduam rreth asaj se si BE-ja e sheh procesin e draft-statutit *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS klankosova.tv