Lajçak njofton se takimi i radhës mes kryenegociatorëve mbahet në dhjetor NULL NULL 25.11.2024 08:38 25.11.2024 08:38 Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Peter Petkoviq Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se takimi i radhës mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq do të mbahet në muajin dhjetor. Ai në një postim në llogarinë e tij në facebook ka treguar se dy javët e fundit kanë qenë produktive vizita në Gjenevë, Tiranë dhe Paris. “Me bashkëbiseduesit e mi në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Quai d’Orsay dhe gjetkë, u angazhova në diskutime të rëndësishme mbi Dialogun dhe rrugën përpara. Këto biseda janë kritike në formësimin e punës që po bën ekipi im ndërsa përgatitemi për takimin e ardhshëm të Kryenegociatorëve në dhjetor. Pres me padurim periudhën e ardhshme”, shkruan ai, transmeton Klankosova.tv. Takimi i fundit në nivel kryenegociatorësh mes Kosovës dhe Serbisë u mbajt në fund të tetorit, njofton Klankosova.tv