Lajçak takime në Bundestagun gjerman, flet për zgjerimin dhe situatën në dialog NULL NULL 06.12.2023 15:38 06.12.2023 15:38 Ndërmjetësesi i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se ka pasur një takim të hapur me Komitetit e Çështjeve europiane, anëtarë në Bundestagun gjerman. Siç shkruan Lajçak, me ta patën diskutim të thellë dhe folën për zgjerimin e BE-së, por dhe situatën në dialog, përcjell klankosova.tv. ”Sot në Bruksel patëm një shkëmbim të hapur dhe të thellë me Komitetin e Çështjeve të BE-së, anëtarë të Bundestagut gjerman. Folëm për momentin e ri për zgjerimin BE-së, gjendjen në Dialog dhe hapat e ardhshëm. Faleminderit për mbështetjen Gjermani në punën time dhe rrugën e gjithë rajonit drejt BE-së”. Had an open and insightful exchange with 🇪🇺 Affairs Committee members of 🇩🇪 @Bundestag today in Brussels. We spoke about the new momentum for 🇪🇺 enlargement, the state of play in the Dialogue and next steps. Grateful for 🇩🇪 support to my work and the 🇪🇺 path of the entire region. pic.twitter.com/gaNrJwLIZC — Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) December 6, 2023