Lady Gaga flet për problemet e shëndetit mendor NULL NULL 10.11.2018 12:00 10.11.2018 12:00 Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Lady Gaga, u nderua së fundmi me çmimin për pjesëmarrje në filmin “A star is born”, dhe gjatë fjalimit të saj ajo foli edhe për problemet mendore nëpër të cilat kaloi. Gaga tha se lodhjet e shumta nga aktivitetet në muzikë ishin gati t’i merrnin jetën, njofton Klan Kosova. Ajo pohoi se është shumë mirënjohëse për gjithçka që ka arritur, por puna e tepërt e kishte bërë që ajo të kalonte në një gjendje psikologjike të rënduar. Këngëtarja tashmë pas trajtimit që ka marrë duket se është mjaft në formë.