Lacoste me logo të reja (VIDEO) NULL NULL 06.03.2018 17:00 06.03.2018 17:00 Kompania franceze me famë botërore e veshjeve, po zëvendëson ikonat e saj të logos, në secilin produkt që kishte një imazh krokodili. Me idenë e saj më të re, Lacoste, po zëvendëson imazhin e vjetër me kafshë të tjera të rrezikuara në natyrë, për të përhapur vetëdijen për të tilla lloje dhe rreziqet që u kanosen, njofton Klan Kosova. Nga një bashkëpunim me Bashkimin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, Lacoste paraqiti dhjetë dizajne të reja të këmishave të tyre ikonike. Secila nga dhjetë kafshët e paraqitura është në prag të zhdukjes. Numri i polos të prodhuar për secilën seri korrespondon me madhësinë e mbetur të popullsisë në jetën e egër, shkruan USA Today, njofton Klan Kosova. Sipas Lacoste, duke blerë këmisha, njerëzit po marrin pjesë në këtë mision të IUCN dhe Lacoste në luftën për ruajtjen e kafshëve të egra në mbarë botën.