”La La Land” thyen rekord, 14 nominime në Oscar 2017 NULL NULL 24.01.2017 15:22 24.01.2017 15:22 Filmi muzikal ‘’La La Land’’ ishte triumfues në ceremoninë e 74-të të ndarjes së çmimeve në ‘’Golden Globe 2017’’ pasi theu rekord duke fituar në secilën kategori për të cilën ishte nominuar. Megjithatë ‘’La La Land’’ nuk ka të ndalur. Ky film muzikal tashmë po kryeson edhe për Oscar 2017, pasi ka thyer rekord duke u nominuar në 14 kategori, njofton Klan Kosova. Se a do të fitojë të gjitha këto nominime pritet të shihet, ndonëse parashikuesit sipas disa analizave kanë bërë të ditur se ‘’La La Land’’ në Oscar 2017 do të fitojë vetëm 9 çmime në kategoritë të cilat është nominuar, shkruan goldderby, përcjellë Klan Kosova.