”La La Land” – 7 nominime për Golden Globe NULL NULL 12.12.2016 15:36 12.12.2016 15:36 ‘’La La Land’’ ishte favorit i nominimeve për edicionin e 74-të të Golden Globe Awards, që u shpallën nga Hollywood Foreign Press Associaton. Një nga filmat më romantik amerikan i shoqëruar dhe me tinguj muzikor – ‘’La La Land’’, rrëmbeu shtatë nominime, përfshirë këtu dhe titullin për filmin më të mirë, regjisorin më të mirë dhe aktorin dhe aktoren më të mirë për yjet Ryan Gosling dhe Emma Stone, njofton Klan Kosova. Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni dhe linkun e trajlerit të ”La La Land”, përcjellë Klan Kosova. Ndërkaq pas ‘’La La Land’’, radhitet ‘’Manchester By The Sea’’ dhe ‘’Moonlight’’ të cilët janë nominuar për filmin më të mirë dramë së bashku me ‘’Hacksaw Ridge”, “Hell or Highwater” dhe “Lion’’.