La fëmijën vetë në banesë, arrestohet gruaja në Fushë Kosovë NULL NULL 15.03.2024 09:41 15.03.2024 09:41 Foto ilustruese. Arrestimi Një grua është arrestuar në Fushë Kosovë nën dyshimin se e ka braktisur fëmijën e saj duke e lënë vetë në banesë. Policia njofton se me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa fëmija në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale tek një familjar i tij, përcjell Klankosova.tv.