Kylie zbulon se së shpejti do të zhvendoset në rezidencën me bunker nëntokësor NULL NULL 13.11.2025 17:37 13.11.2025 17:37 Kylie Jenner ka zbuluar se më në fund do të zhvendoset në mega-rezidencën e saj të re në Hidden Hills, pesë vjet pasi bleu tokën për 15 milionë dollarë. Miliarderja 28-vjeçare lajmin e bëri të ditur në podcastin e motrës së saj, “Khloe in WonderLand”. Ajo ka krijuar një rezidencë si fortesë me fokus në privatësi në vendin që bleu në vitin 2020 nga Miley Cyrus. Kylie, e cila është përballur me përndjekës në të kaluarën – do të ketë gjithashtu një ndërtesë të krijuar për të strehuar ekipin e saj të sigurisë ndërsa ata mbikëqyrin tokën e saj. Duke folur në podcast ajo tha për zhvendosjen: “Do të jetë një fillim i ri!”, ndërsa Khloe më pas konfirmoi: “Do të zhvendosesh së shpejti.” Kylie po investon një shumë të majme për të mbrojtur privatësinë e saj në rezidencën e saj të re në Calabasas. Ajo investoi 500,000 dollarë për ullinj që do të rrethonin pronën e saj të fundit, ndërtimi i së cilës po përfundonte në gusht. /Klankosova.tv