Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kylie Jenner: Prindërit nuk më kanë dhënë para nga mosha 15 vjeçare

NULL NULL
20.02.2019 18:30

Revista e mirënjohur Forbes vitin e kaluar e kishte cilësuar 21 vjeçaren Kylie Jenner se është në rrugën për t’u bërë miliarderja më e re në botë, që e ka krijuar pasurinë vetë.

Por një gjë të tillë shumë njerëz nuk e besuan, madje e akuzuan revistën se po raporton për diçka të pavërtetë pasi Jenner që vjen nga një familje e famshme ka trashëguar shumë pasuri.

Megjithatë Jenner ka thënë se ajo e ka ndërtuar vet ‘perandorinë’ e saj – biznesin me produkte kozmetike – dhe gjithë pasurinë e saj e ka fituar vetë.

“Gjithë pasurinë e kam fituar vetë. Prindërit e mi nuk më kanë dhënë para dhe mbështetur financiarisht qysh në moshën 15 vjeçare”, ka thënë ajo për revistën Paper.

“Prindërit e mi më kanë thënë se duhet të përpiqem që të fitoj vet, sepse është koha që unë të mësoj t’i fitoj, ruaj dhe shpenzoj vet paratë e mia. Asnjë cent nga gjithë paratë që i kam sot nuk është trashëguar nga familja ime”, ka thënë tutje ylli televiziv.

Themeluesja e Kylie Cosmetics ka thënë se ka shpenzuar edhe centin e fundit për të lansuar kompaninë e saj pa e ditur se a do të ketë sukses apo jo.

Në muajin gusht të vitit 2018, revista e mirënjohur Forbes e ka vlerësuar kompaninë e Kylie Jenner që ka vlerë 800 milionë dollarë.

 

lajme të ngjashme