Kylie Jenner me video kushtuar djalit të saj, Wolf (VIDEO) NULL NULL 21.03.2022 19:43 21.03.2022 19:43 Gati dy muaj pas lindjes, Kylie Jenner ka ndarë për adhuruesit e saj një video që përmbante një përmbledhje të shkurtër të shtatzënisë së saj dhe momentet pas lindjes së djalit, Wolf. Videoja e titulluar “Djalit tonë”, është publikuar në Youtube, këtë të hënë. Pamjet e para filluan me momentin kur ylli televiziv e kishte kuptuar për herë të parë se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë. Më pas, fokusi kthehet tek anëtarët e tjerë të familjes Kardashian, rreth asaj se si reaguan dhe si e pritën lajmin që 24-vjeçarja është shtatzënë, shkruan USMagazine, transmeton Klankosova.tv. Po ashtu, ka pamje dhe sekuenca nga ndeja që ishte organizuar kur u kuptua gjinia e foshnjës, si dhe ditëlindja e katërt e vajzës, Stormy. Ndërsa, në fund është momenti kur Kylie e ka lindur foshnjën e saj.