Ky është zbulimi i fundit në Francë NULL NULL 31.05.2016 14:10 31.05.2016 14:10 Në një shpellë të Francës, hulumtuesit kanë identifikuar strukture unaze misterioze guri, që mendohet se u ndërtua nga Neandertalët. Zbulimi jep akoma më shumë dëshmi se ne mund të kemi nënvlerësuar aftësitë e paraardhësve tanë të evolucionit, njofton Klan Kosova. Strukturat janë bërë nga qindra stalagmite, depozita minerale të cilat ngrihen nga katet e shpellave. Mendohet që sipas testimeve ato janë të vjetra prej 175 mijë vjet më parë. Strukturat e rrumbullakëta u zbuluan në Bruniquel, shpellë në Jug-Perëndim të Francës. Stalagmietet ishin të thyera në gjatësi të ngjashme dhe të paraqitura në dy modele ovale deri në 40 cm lartësi, njofton Klan Kosova.