Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ky është sheiku më i pushtetshëm në botën e futbollit

NULL NULL
15.12.2017 12:09

Skuadra e tij Manchester City kryeson renditjen në Premier League, ai ka një pasuri prej 17 miliardë paundësh dhe një megajaht me vlerë 400 milionë paund: mirësevini në botën e “çmendur” të njeriut më të pushtetshëm në botën e futbollit, Sheikh Mansour.

Përveç Cityt, Manosur është pronar i disa skuadrave të tjera futbolli, si New York City dhe Al Jazira, është kryetar i Federatës së Garave me Kuaj dhe gjithashtu është Zëvendëskryeministër në vendin e tij, Emiratet e Bashkuara Arabe. Dhe sikur të mos mjaftonin gjithë këto, pritet të jetë trashëgimtar i 560 miliardë paundëve.

Pasurinë e ka vënë kryesisht nga kompania e tij tepër e suksesshme, “International Petroleum Investment”. 47-vjeçari është gjithashtu shok i ngushtë me Richard Branson dhe ka aksione në kompaninë e tij “Virgin Galactic”, e cila ka një projekt për realizimin e udhëtimeve turistike në hapsirë.

Hidhni një sy fotografive më poshtë për të parë si e shpenzon ai pasurinë e tij.

 

lajme të ngjashme