Ky është personi që humbi jetën në bunar në Lybeniq NULL NULL 28.09.2025 23:19 28.09.2025 23:19 Është nxjerr i pajetë trupi i personit që ra në gropën ku po hapej një bunar në fshatin Lybeniq të Pejës. Klankosova.tv merr vesh se personi që u nxor pa shenja jete është Albert Pamaj nga Skivjani i Gjakovës. “Ju njoftojmë se është nxjerrë trupi i viktimës nga bunari. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.