Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ky është mesazhi i Macronit pas ndarjes nga jeta të poetit, Ismail Kadare

NULL NULL
02.07.2024 14:10

Ka reaguar edhe presidenca Franceze për vdekjen e kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare.

“Këtë të hënë vdiq një shkrimtar i cili mishëroi, me jetën, me veprën dhe me personalitetin e tij, pasurimin e dialogut, forcën e shpirtit europian dhe vokacionin mikpritës të Francës. Është larguar nga ne shkrimtari franko-shqiptar Ismail Kadare. Ai ishte një nga ata për të cilët shkrimi është një luftë; atyre që çdo fjalë e tyre është shkëputur nga heshtja. Jetoi dhe krijoi si njeri i lirë, në një vend që nuk ishte: Shqipëria Sovjetike e pasluftës, nën udhëheqjen e hekurt të Enver Hoxhës. Por zbulimi i letërsisë hapi brigjet e një bote të re për të. Ai forcoi rezistencën e tij intelektuale”, thuhet mes të tjerash në deklaratën e lëshuar nga presidenca.

Në këtë reagim, presidenti i Francës Emmanuel Macron ka shprehur ngushëllimet e sinqerta për familjen e shkrimtarit./TCh

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.