Ky është kosovari i arrestuar për plagosjen në Gjermani (FOTO) NULL NULL 20.05.2025 09:59 20.05.2025 09:59 Një kosovar u arrestua në Gjermani për plagosjen e 3 personave, përfshirë një fëmijë, përpara një ndërtese banimi në Halle, në Saksoni-Anhalt. Viktimat janë një burrë 29-vjeçar, që u plagos rëndë, ndërsa një tjetër 47-vjeçar dhe një vajzë 11-vjeçare pësuan lëndime të lehta nga thika. Siç raporton Bild, kosovari i dyshuar është i lirë dhe tashmë është publikuar fotografia e tij, transmeton Klankosova.tv. Sipas zyrës së prokurorit publik të Halle-s, 46-vjeçari është liruar nga paraburgimi të hënën pasdite. “Bazuar në rezultatet e hetimit deri më tani, nuk ka më dyshime të forta për një tentativë vrasjeje”, tha prokurori Dennis Cernota, raporton Bild, transmeton Klankosova.tv Vendimi u mor pas një marrjeje në pyetje të gjithanshme të të akuzuarit, disa pjesëmarrësve dhe dëshmitarëve./Klankosova.tv. Gjermani: Dyshohet për plagosjen e tre personave, arrestohet kosovari *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.