Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ky është i riu që u përplas për vdekje nga një automjet në Fushë-Krujë

NULL NULL
14.12.2025 12:33

Personi në foto është 19-vjeçari Irdi Laçi, i cili humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e djeshme në daljen e Fushë-Krujës.

Ai po shtynte një automjet të tipit “Mercedes” që kishte ndaluar në mes të rrugës, kur u përplas nga një veturë që po kalonte, raporton JOQ, përcjell Klankosova.tv.

Shoferi i fuoristradës ka ndaluar pas aksidentit dhe është dorëzuar në polici, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes vazhdojnë. Policia po mbledh prova për të sqaruar çdo detaj të aksidentit, ndërsa komuniteti lokal dhe familjarët e Irdit janë të tronditur nga humbja e parakohshme e tij.

Po shtynte veturën, 18-vjeçari në Fushë-Krujë goditet për vdekje

lajme të ngjashme