Ky është i dyshuari tjetër që u arrestua për fajde në Prizren NULL NULL 08.11.2024 09:49 08.11.2024 09:49 Foto ilustruese: Policia e Kosovës Policia ka arrestuar edhe një të dyshuar për fajde, dje në Prizren. Personi të cilit iu vendosen prangat është 32-vjeçari Demorkat Shigjeqi nga fsahti Planej i Prizrenit, shkruan Indeksonline, përcjell Klankosova.tv. Në raportim thuhet se gjatë zhvillimit të hetimeve është arritur që të gjenden prova se i i dyshuari me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të dhënies së borxhit duke e ngarkuar viktimën me kamatë. I dyshuari në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajte për 48 orë. Vërejtje: Personi i përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata. Demorkat Shigjeqi. Foto: Indeksonline