Ky është i dyshuari për therjen e katër personave në Ferizaj NULL NULL 12.11.2024 11:48 12.11.2024 11:48 Foto ilustruese Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Ferizaj. Një burrë i ka therur me thikë katër persona, dy nga ato vajza të mitura. Deri më tani dy persona janë arrestuar lidhur me rastin. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga majori Muhamet Jahiri. Jahiri bëri të ditur se njëri nga ta u lirua derisa tjetri u dërgua në paraburgim. “Jemi në fazën e hetimit, i kemi marrë të gjitha masat. Është arrestuar personi i dyshuar. Dy i kemi arrestuar deri më tani. Njërin do të dërgohet në mbajtje derisa tjetri tashmë është liruar”, tha ai për Klankosoa.tv Derisa në media u raportua se i dyshuari për këtë akt ishte Ekrem Sadiku, kjo po del të jetë më ndryshe. Klankosova.tv ka mësuar se personi i dyshuar lidhur me rastin është Fadil Islami. Vërejtje:Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.