Ky është familjari i Capave që u paraburgos, dyshohet se tentoi ta vrasë Salih Sekiraqën dhe djalin e tij (FOTO) NULL NULL 12.06.2025 10:31 12.06.2025 10:31 Rasti Sekiraqët – Capat u rikthye sërish në ‘skenë’, rreth një vit nga incidenti i armatosur mes këtyre dy familjeve, që përfundoi me një të vdekur. Si rezultat i një aksioni të zhvilluar nga Policia dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, në pranga ra edhe një person i dyshuar për përfshirje në këtë konflikt. Klankosova.tv raportoi ekskluzivisht se personi që u arrestua për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” është i afërt me familjen Gashi. Erd Marevci, nip i Capave, u ndalua dhe tashmë është dërguar në paraburgim për 30 ditë, nën dyshimin se ka gisht në përballjen e 1 shtatorit 2024. Lajmin për caktimin e kësaj mase të sigurisë e ka konfirmuar për Klankosova.tv edhe zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi. “Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të datës 11.06.2025 për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit E.M. i dyshuar për veprat penale Vrasje e rëndë në tentativë dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka marr Aktvendim duke aprovuar kërkesën e PTHP-në, ashtu që të pandehurit E.M., i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj.” Sipas dosjes së Prokurorisë, Marevci dyshohet se në natën kritike, bashkë me disa anëtarë të familjes Gashi, përfshirë tashmë të ndjerin, Premtim Gashi, kanë tentuar që ta privojnë nga jeta Salih Sekiraqën dhe djalin e tij, Shkumbinin. Ballafaqimi mes tyre eskaloi dhe dy palët nisën atë natë shkëmbimin e zjarrit, ku u shkrepën mbi 100 plumba dhe për pasojë u vra Premtimi. Ndryshe, Sekiraqa, grupi i tij dhe Korab Gashi me të tjerët ndodhen në paraburgim. Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 6 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 8 orë më parë