Ky është babai më i çuditshëm NULL NULL 21.03.2016 17:00 21.03.2016 17:00 Një baba e mori me pushime djalin e tij gjatë kohës që ai duhej të ishte në shkollë. Por kur shkolla e pyeti se ku është djali, pasi ka bërë mungesë, ai u përgjigj me një foto të djalit në pushime. Britanikët Simon Morgan dhe gruaja e tij, Claire, e morën djalin me pushime më 3 mars. Shkolla u dërgoi një mesazh për të ditur se ku është 15-vjeçari, por babai dërgoi një foto të tij përpara hotelit Burj Al Arab në Dubai. “James është një nxënës i mirë, rezultatet e tij janë të shkëlqyera. Pak ditë pushime nuk do i ndikojnë asgjë”. “Kur mora mesazhin, u dërgova një foto pasi mendova se fotoja flet më shumë se një mijë fjalë”. Shkolla nuk ka pranuar të komentojë. Vetë James thotë se babai i tij është gallatë. “Gjithmonë na bën të qeshim. Është njeri i gëzuar dhe është mirë kur e ke pranë”./ mapo.al