Ky është 44-vjeçari shqiptar që u ekzekutua në Kolumbi NULL NULL 06.10.2025 13:08 06.10.2025 13:08 Artur Tushi (Alias Kristjan Tushi), është shqiptari i cili u ekzekutua me armë zjarri nga një shtetas venezuelian, në Medelin të Kolumbisë. Sipas a2cnn, 44-vjeçari, i dyshuar si trafikant droge u vra në një rrugë pranë qendrës tregtare Santa Fe, në lagjen El Poblado dhe autorët e dyshuar janë arrestuar nga policia, transmeton klankosova.tv. Tutje thuhet se Tushi ka precedentë penalë në Spanjë, ku ka qenë i skeduar nga policia. Gjatë atentatit, një grua që shoqëronte 44-vjeçarin shqiptar mbeti e plagosur. Ai gjithashtu bëri të ditur se autori i dyshuar i vrasjes, i cili lëvizte me motor, u arrestua në komunën Bello, në veri të luginës Aburrá. Motori dhe arma e zjarrit me të cilën dyshohet se u krye vrasja u sekuestruan. https://klankosova.tv/vrasesi-me-pagese-ekzekuton-shqiptarin-ne-kolumbi/