Ky është 21-vjeçari që vrau Valbon Beqirin, thotë se kishte tentuar ta përdhunonte NULL NULL 25.09.2025 13:07 25.09.2025 13:07 Janë zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë në Durrës, ku 51-vjeçari Valbon Beqiri u gjet i pajetë. Autori i dyshuar, 21-vjeçari Teilor Tivari, ka rrëfyer para policisë se e qëlloi me thikë Beqirin pasi, sipas tij, ky i fundit kishte tentuar ta përdhunonte. “Ishim miq, më ftoi për një birrë në shtëpinë e tij dhe shkova. Tentoi të më përdhunonte, provova të mbrohesha, por ishte i fuqishëm prandaj mora thikën e bukës dhe e godita, raporton JoqAlbania, transmeton Klankosova.tv. U largova i tronditur nga vendi i ngjarjes, nuk mendoja se do të vdiste”, ka deklaruar 21-vjeçari para Policisë së Shqipërisë. Si shkak i krimit dyshohet një konflikt i ndodhur gjatë një feste mes miqsh, e organizuar në banesën e kushërirës së viktimës, e cila jetonte jashtë vendit. Mendohet se personat e pranishëm kanë qenë nën ndikimin e lëndëve narkotike. Vrasja me thikë në Durrës, ky është burri që u gjet i vdekur