Kuvendi vendos për dërgimin e FSK-së në Gaza NULL NULL 17.04.2026 16:31 17.04.2026 16:31 Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin e Qeverisë për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza. Ky vendim kaloi me 89 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, njofton Klankosova.tv. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një deklarim për AP duke folur për këtë mision ndërkombëtar ka thënë se Kosova, nga vend konsumues i sigurisë, po hyn në një fazë tjetër duke u bërë ofrues i sigurisë. “Vendi ynë ka qenë konsumues i sigurisë, në kuptimin që vende të NATO-s kanë kontribuuar ndaj sigurisë së Republikës së Kosovës. Sot po hyjmë në një fazë ku po bëhemi ofrues, ose eksportues i sigurisë”, deklaroi Maqedonci për AP, transmeton Klankosova.tv. Ai tha se kontingjenti i Kosovës do të përbëhet nga disa dhjetëra oficerë, përfshirë edhe nga njësitë e çminimit. “Aktualisht jemi në fazën përfundimtare të përgatitjeve”, tha ministri. Ai tha se një përfaqësues i ShBA-së ka ndihmuar me përgatitjen, duke përfshirë vaksinimin e trupave, lëshimin e vizave dhe rregullime të tjera teknike. Dërgimi i FSK-së në Gaza, Maqedonci për AP: ShBA na ndihmoi në përgatitje