Kuvendi sot vazhdon me seancë plenare NULL NULL 04.05.2023 07:48 04.05.2023 07:48 Kuvendi i Kosovës Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot me seancë plenare. Seanca do të nis nga ora 10:00, njofton Klankosova.tv. Në rend dite ka 11 pika teksa ndër to është edhe shqyrtimi i parë i Projektligji nr.08/L-219 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/l-054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, personat e dhunuar gjatë luftës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-172, Rendi i ditës: 1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, 2. Deklarimet jashtë rendit të ditës, 3. Pyetjet parlamentare, 4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë, 5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-153 për edukimin në fëmijërinë e hershme, 6. Shqyrtimi i parë i Projektligji nr.08/L-219 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/l-054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, personat e dhunuar gjatë luftës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-172, 7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-224 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-005 për tatimin në pronën e paluajtshme, 8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-225 për Agjencinë e Intelegjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, 9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore, 10. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.21/136, datë 22.03.2023 për themelimin e Kolegjit Publik Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM) me seli në Mitrovicë si Institucion i arsimit të Lartë, 11. Shqyrtimi i rekomandimit lidhur me raportin e auditimit të performancës menaxhimi i projektit “Bashkimi i qytetit të Ferizajt”. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.