Kuvendi nesër mban dy seanca, njëra i kushtohet Eliot Engel NULL NULL 23.04.2026 16:38 23.04.2026 16:38 Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë dy seanca, ku e para nis në ora 10:00, ndërkaq e dyta në 11:00. Seanca e parë do të mbahet në shenjë nderimi për kongresmenin amerikan, Eliot Engel, përcjell Klankosova.tv. Ndërkaq, në të dytën do të bëhet shqyrtimi i disa projektligjeve. Rendi i ditës: Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, Deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-034 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020, Shqyrtimi i Projektligjit nr. 1O/L-O35 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 1. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa e dytë, objektivi 1, Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, Zgjedhja e anëtarëve ne Komisionin e Pavarur të Mediave, Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në përputhje me standardet evropiane, Propozimi i Grupit parlamentar “Multietnik” për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare.