Kuvendi miraton në parim Projektligjin për banim social dhe të përballueshëm NULL NULL 05.12.2024 12:54 05.12.2024 12:54 Kuvendi i Kosovës Projektligji për banim social dhe të përballueshëm është miratuar në Kuvendin e Kosovës me 63 vota pro, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. Tani pritet edhe leximi i dytë i këtij Projektligji, transmeton Klankosova.tv. Lidhur me këtë Projektligj, ministri Liburn Aliu, ka treguar qëllimin kryesor të tij, duke thënë se ky projekt do të mbulojë të gjithë territorin e Kosovës. “Qëllimi i tij është krijimi i mundësive për banim social dhe të përballueshëm për qytetarët e Kosovës, duke siguruar kushte adekuate të banimit, për ata që kanë nevojë për të. Është instrument thelbësor për të ndihmuar familjet në kushte ekonomike të vështira, duke siguruar që ata të banojnë në kushte të pranueshme dhe të përballueshme”, tha Aliu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 14 orë më parë
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 18 orë më parë