Kuvendi dështon ta themelojë Operën e Kosovës NULL NULL 02.08.2021 14:00 02.08.2021 14:00 Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë provuar që ta themelojnë Operën e Kosovës gjatë tentativës së parë. Kjo nuk ka kaluar, pasi që vetëm 53 nga 63 deputetët e pranishëm kanë marrë pjesë në votim, njofton Klankosova.tv. Me këtë rast seanca është shtyrë për në orën 15:30, ku Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se do të hidhet në votim përsëri çështja e operës.