Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kutitë postare shqetësojnë banorin (VIDEO)

NULL NULL
nga Agnesa Sahiti 30.09.2022 20:34

Në lagjen Bregu i Diellit të kryeqytetit, konkretisht në rrugën 4 nëntori, janë vendosur kuti postare nga Ndërmarrja Publike Banesore.

Por Skender Limani, që për 45 vite banon në katin përdhes të ndërtesës po kërkon nga NPB t’i zhvendos diku tjetër.

Nga Ndërmarrja thonë se kjo është ankesa e vetme e pranuar, derisa këso pune është bërë edhe në disa ndërtesa tjera.

Sipas kryeshefit, Bashkim Beha, do të bëhet rivlerësim dhe kutitë do të zhvendosen.

Ai tha se kuti postare do të vendosen edhe në rreth 100 hyrje të tjera, derisa për këtë projekt janë ndarë 15.000 euro.

lajme të ngjashme